Rama tha se Amnistia Fiskale ‘do bëhet me çdo kusht’/ PD: Kryeministri kërkon të legalizojë paratë e drogës dhe korrupsionit

Shqipëria

Rama tha se Amnistia Fiskale ‘do bëhet me çdo kusht’/ PD: Kryeministri kërkon të legalizojë paratë e drogës dhe korrupsionit

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 13:43
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, njëherazi dhe kandidati për kryetar i Bashkisë Vorë, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Diasporës ku paralajmeroi se Amnistia Fiskale “do te behet me çdo kusht”, edhe pa mbeshtetjen e nderkombetareve.

‘Sot ai foli per amnistine fiskale, ku nepermjet ketij ligji kerkon te legalizoje parate e droges dhe korrupsionit!

Qendrimi i Partise Demokratike ka qene dhe eshte shume e qarte ne krah te partnereve tane nderkombetar kunder legalizimit te parave te droges ne Shqiperi!’, shkruan Hoxha në Facebook.

POSTIMI I PLOTE

Sot ne diten kombetare te Diaspores,Edi Rama nuk tha asnje fjale per voten e diaspores ku sipas kerkese ne Gjykate Kushtetuese te organizates “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” gjykata Kushtetuese detyron kuvendin qe te plotesoje kuadrin ligjor qe disapora te kete te drejten e saj legjitime te votoje.

Sot ne diten kombetare te diaspores Edi Rama nuk paraqiti asnje plan apo politike per rikthimin e bashkatdhetareve tane ku vetem ne 6 vitet e fundit jane larguar 744 mije shqiptar! Sot ai foli per amnistine fiskale,ku nepermjet ketij ligji kerkon te legalizoje parate e droges dhe korrupsionit!

Qendrimi i Partise Demokratike ka qene dhe eshte shume e qarte ne krah te partnereve tane nderkombetar kunder legalizimit te parave te droges ne Shqiperi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat