U përplas për vdekje nga një automjet, identifikohet pas 3 ditësh viktima - policia në kërkim të drejtuesit të mjetit

Shqipëria

U përplas për vdekje nga një automjet, identifikohet pas 3 ditësh viktima - policia në kërkim të drejtuesit të mjetit

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Policia ka mundur të identifikojë personin e pajetë, i cili u aksidentua për vdekje tre ditë më parë, në afërsi të vendit të quajtur si “Ura e Zezë” në Elbasan.

News 24 bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit.

60-vjeçari dyshohet se gjeti vdekjen nga një aksident automobilistik.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili pasi përplasin për vdekje 60-vjeçarin u largua me urgjencë nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat