U ndez nga disa endacakë, detaje nga zjarri masiv që përfshiu tregun industrial! 10 dyqane të shkrumbuara nga flakët

Shqipëria

U ndez nga disa endacakë, detaje nga zjarri masiv që përfshiu tregun industrial! 10 dyqane të shkrumbuara nga flakët

Më: 1 janar 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga zjarri i madh që përfshiu tregun industrial në Durrës, duke shkrumbuar 10 dyqane.

Dyshohet se zjarri është ndezuar nga disa endacakë ende të paidentifikuar, raporton News 24.

Ata kanë ndezur një zjarr jashtë murit rrethues për tu ngrohur, por flakët janë shpërndarë brenda tregut.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat