PS: Hetim shërbimeve sekrete. Demi: S’ka ligj - Bota Sot
PS: Hetim shërbimeve sekrete. Demi: S’ka ligj

Shqipëria

E martë, 26 korrik 2016

PS: Hetim shërbimeve sekrete. Demi: S’ka ligj

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:47

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin “Për përgjimet telefonike” kanë ngjallur dyshime të forta tek Partia Socialiste. Deputetët e saj në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare shprehën dje shqetësimin se shtimi i organeve që kanë të drejtë të përgjojnë, mes të cilave edhe Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, rrit mundësinë e realizimit të përgjimeve të paligjshme. Për këtë arsye ata kërkuan zhvillimin e seancave dëgjimore jo vetëm me krerët e shërbimeve inteligjente, por edhe agjencive të tjera që kanë shërbime të brendshme survejimi.

Deputeti i PS, Arben Isaraj tha madje se prej 7 vitesh këto institucione nuk mbikëqyren. Ndërsa kreu demokrat i komisionit, u shpreh se kontrolli nuk është kryer për mungesë të ligjit. Por sipas ligjvënësit socialist, Ilir Gjoni kjo bëhet për shkak se disa prej agjencive që kanë shërbime të tilla nuk kontrollohen, ndërsa vendimet që merren bëhen nëpërmjet ministrave apo qeverisë lënë vend për abuzime për shkak të mungesës së kontrollit nga ana e Kuvendit.

Në mbledhje, ishte thirrur për të relatuar edhe Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, i cili e mbrojti draftin e qeverisë. Sipas tij nisma u delegon mundësinë për përgjime edhe prokurorive në rrethe, si dhe detyrimin e kompanive celulare të sigurojnë aparaturat që mundësojnë e ruajnë telefonatat apo e-mailet nën mbikëqyrje.

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano dhe ai i SHISH-it, Ylli Alushi, të pranishëm në seancë, nuk i dhanë ndërkohë përgjigje insistimit të opozitës për realizimin ose jo të përgjimeve nga ana e Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Megjithatë deputetët e PS e akuzuan sërish ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami se kishte përgjuar opozitën përmes SHIU-t, në mënyrë të paligjshme pas ngjarjeve të 21 janarit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test