Zbulohet skema e mashtrimit prej mijëra eurosh në Kamëz, në pranga tre persona

Shqipëria

Zbulohet skema e mashtrimit prej mijëra eurosh në Kamëz, në pranga tre persona

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:55
Gentian Berberi

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kamzës, pasi akuzohen se kryenin veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare prej tyre.

Ka qenë Shefi i Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Kryekomisar Gentian Berberi, i cili ka dalë në një konferencë për rastet e mashtrimeve të operatorëve ekonomikë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Subjekti”, vazhdim i operacionit “Signal”, u sekuestruan rreth 142,000 euro.

U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve: E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat