Përjashtim nga Kuvendi për Spiropalin, Komisioni i Etikës rrëzon kërkesën e demokratëve

Shqipëria

Përjashtim nga Kuvendi për Spiropalin, Komisioni i Etikës rrëzon kërkesën e demokratëve

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Elisa Spiropali

Sekretariati i Etikës vendos rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së për ministren për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kërkesa për përjashtim me 10 ditë erdhi nga Kuvendi nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët konsideruan si shkelje të etikës, gjuhë provokuese dhe përdorim të fjalëve fyese nga ministrja Spiropali në seancën plenare të datës 23 shkurt.

Ndër të tjerat, ministrja Spiropali deklaroi me ironi se po mbante një minutë heshtje për Edmond Spahon.

Po ashtu, sekretariati rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit, që kërkoi anulimin e votimit në seancën e fundit të 23 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat