Sali Berisha me kandidatët e primareve: Jeni zgjedhur me votën e lirë, nuk marrim asnjë vendim pa u konsultuar me ju

Shqipëria

Sali Berisha me kandidatët e primareve: Jeni zgjedhur me votën e lirë, nuk marrim asnjë vendim pa u konsultuar me ju

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:45
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me kandidatët e primareve të organizuara nga Rithemelimi.

Berisha u shpreh se nuk do të marrin asnjë vendim pa u konsultuar me ta, duke theksuar se ata janë zgjedhur me votë të lirë nga demokratët.

“Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.

Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë.  Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat