Lule, ballokume dhe aktivitete/ Tirana feston Ditën e Verës, “pushtohet” nga fëmijët

Shqipëria

Lule, ballokume dhe aktivitete/ Tirana feston Ditën e Verës, “pushtohet” nga fëmijët

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Aktivitetet argëtuese, ngjyrat, lulet dhe fëmijët e gëzuar kanë pushtuar dy sheshet kryesore të Tiranës në Ditën e Verës.

100 aktivitete të shpërndara në 10 zona po mbahen sot në kryeqytet.

Ato përfshijnë të gjithë grupmoshat, nga fëmijët deri tek të rriturit, të cilat kanë nisur që prej mëngjesit e do të vijojnë deri pas mesnatë.

Në sheshin “Skënderbej” do të performojë Ansambli i Tiranës dhe ai Kombëtar. Do të ketë këngëtarë e Dj, mes tyre edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa.

Sheshi “Nënë Tereza” i është dedikuar aktiviteteve sportive, ku fëmijë të moshave të ndryshme janë ndarë në grupe dhe po luajnë futboll, basketboll, tenis e sporte të tjera. Tek Parku i Liqenit Artificial për fëmijët është Cirku Tiranës, banda e qytetit dhe po zhvillohen lojëra argëtuese.

Ndërsa në orët e pasdites do të ketë koncert festiv për të gjitha moshat. Në mënyrë që këto aktivitete të zhvillohen sa më lirisht, do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet.

Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar deri në orën 18:00 të datës 14 mars. Ndërsa në rrugën ‘Ibrahim Rugova” bllokimi do të vijojë deri në orën 23:00.

Po ashtu do të jetë i bllokuar prej së martës në 8 të mëngjesit e deri në orën 16:00 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që lidhen me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat