Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve: Thirrja për paqe le të përshkojë jetët tona

Shqipëria

Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve: Thirrja për paqe le të përshkojë jetët tona

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:26
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.

“Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës.

Thirrja dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim!

Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona! Gëzuar Pashkët, gjithë besimtarëve katolikë!”, shkruan në urimin e saj Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat