Ndryshohen qendrat e votimit/ Mbi 1.2 milionë zgjedhës duhet të saktësojnë vendin ku do të votojnë

Shqipëria

Ndryshohen qendrat e votimit/ Mbi 1.2 milionë zgjedhës duhet të saktësojnë vendin ku do të votojnë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:35
Lealba Pelinku

Për vendoret e majit, 1 milionë e 269 mijë e 614 zgjedhësve u është ndryshuar qendra e votimit.

Ai prek 35 për qind të qytetarëve me të drejtë vote në 58 bashki të vendit. Nënkomisionerja Lealba Pelinku thotë se ky ndryshim rrezikon të çorientojë zgjedhësit në ditën e votimit.

Dua t’iu them nje statistikë. Në zgjedhjet e 2021-it falë teknologjisë ne arritëm të kuptonim që 182 mijë zgjedhës në rang vendi, ishin drejtuar qendrave të votimit të gabuara dhe kjo jo për shkak të ndryshimit të qendrës së votimit, në këto përmasa siç po ndodh në këto zgjedhje. Imagjinoni më këtë ndryshim sa do të rritet numri në zgjedhjet e ardhshme dhe kaosi që do të krijohet në qendrat e votimit.

Ndryshimi vetëm i qendrës së votimit, pra jo i adresës së godinës është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Deri më tani, Vizion Plus nuk mori një përgjigje përse qendrat e votimit për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, nuk do të jenë të njëjta me ato në zgjedhjet e fundit.

Dy janë rastet e ndryshimit të qendrës së votimit, kur zgjedhësi ndryshon vendbanimin dhe kur numri i votuesve në një QV është më i lartë së 1 mijë. Sipas Lealba Pelinkut asnjë prej tyre nuk ka ndodhur.

I kam kërkuar sqarime drejtorisë së gjendjes civile për të kuptuar se cili ka qene kriteri që ka ndjekur, nuk kam ende përgjigje. Diçka është e sigurtë që një vlerë e tillë nuk mund të jetë kurrësesi me procedurat e ndjekura në përputhje me rregullat shumë strikte që ka kodi zgjedhor për ndryshimin e një qendre votimi të një zgjedhësi.

Bashkitë me numrin më të lartë të zgjedhësve me QV të ndryshuar janë:

Në krye të listës është Kamza me 62 për qind, pra totali i zgjedhësve të Kamzës, nga këto 62 për qind prej tyre u ndryshohet qendra e votimit për të vijuar më Tiranën, Durrësin, e lartë është edhe Saranda me 50 për qind.

Për të shmangur kaosin apo dekurajimin e votuesve nga këta të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që të identifikojnë qendrën e tyre të votimit. Tanimë listat e zgjedhësve janë të afishuara në të gjitha njësitë bashkiake dhe deri më 14 maj, kanë mjaftueshëm kohë për të gjetur emrin dhe vendin për të votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat