​Sekuestrohen rreth 29 mijë dollarë në Rinas

Shqipëria

​Sekuestrohen rreth 29 mijë dollarë në Rinas

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:42
Dollare

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas si rezultat i intensifikimit të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë sekuestruar 28 900 dollarë të padeklaruar.

Policia shqiptare gjithashtu ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, “si rezultat i kontrollit në bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat