Indrit Hoxha bën premtimin: Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë hajdutët

Shqipëria

Indrit Hoxha bën premtimin: Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë hajdutët

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:41
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka premtuar se do të anulojë procedurën e pastrimit të zonës dhe do dërgojë para drejtësisë autorët e vjedhjeve nga xhepat e shqiptarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxha ka shkruar se bashkia ka tenderuar 2.3 mln euro për pastrimin e qytetit, kur ndërkohë në të gjithë Vorën ka mbetje.

“Problematikat me mbetjet në Bashkinë Vorë, ndërkohë që bashkia ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e qytetit.

Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”, ka shkruar Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat