Begaj: Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE

Shqipëria

Begaj: Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE

Më: 24 prill 2023 Në ora: 17:54
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, shkroi Begaj në Twitter.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informoi se sot Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022./KosovaPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat