Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

Shqipëria

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë kanë vënë në pranga 4 persona pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se të arrestuar janë E. Ll., 28 vjeçe, banuese në Durrës, A. Xh., 36 vjeç, banues në Shijak, S. F., 45 vjeç, banues në Pukë, si dhe E. F., 42 vjeç, banues në Ndroq.

42-vjeçari me inicialet E.F. ishte duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, kur humbi kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, 42-vjeçari iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat