Ekzekutimi i biznesmenit , gjendet një kostum, dyshohet se janë të autorit

Shqipëria

Ekzekutimi i biznesmenit , gjendet një kostum, dyshohet se janë të autorit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:49
Ardian Nikulaj

Policia ka zbuluar sot në një banesë në zonën e Gjadrit, në qarkun e Lezhës disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Veshjet e gjetura mëngjesin e sotëm, do të dërgohen për ekzaminime në laborator.

Kujtojmë se 50-vjeçari Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit brenda restoranit të tij në Lezhë, ku një person i paidentifikuar e qëlloi me 6 plumba, teksa viktima po pinte kafe.

Pas kryerjes së krimit, autori i maskuar u largua nga vendngjarja me të njëjtin motor që erdhi. Ai u largua në drejtim të fshatit Kukel dhe pikërisht në këtë fshat, vrasësin e priste një makinë Land Rover Defender, në të cilën ai hipi së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat