“Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha varur”/ Berisha –Ramës: Lëre gjyshen të prehet në paqen e Zotit

Shqipëria

“Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha varur”/ Berisha –Ramës: Lëre gjyshen të prehet në paqen e Zotit

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:39
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në Shkodër një takim për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit, Bardh Spahia.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për gjenocid ndaj shqiptarëve duke i detyruar të largohen nga vendi.

Ai shtoi se Rama ka arrestuar 36 mijë qytetarë për fatura dritash dhe për çështje civile, ndërsa shtoi se vota për koalicionin dhe për kandidatin Bardh Spahia, është goditje fatale për monizmin dhe pushtetin e Edi Ramës.

“Jo vetëm që ke vjedhur qindra milion po vijon të vjedhës sepse je i pangopur. Familjarët e tu fitojnë me qindra tenderave. A nuk është kjo përdorim pushteti? Do ta ftoj për debat deri në ditën e fundit, pas datës 14 ai do ikë e do marrë atë që meriton. Përpiqet të mashtrojë se ka prejardhje shkodrane, dua t’i them dy fjalë. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike. Problemi i saj është njëlloj si ajo nëna në poemën ku thuhet ‘Këtë këmishë ngjyrë kaki dhe këmishën t’i kam falur. Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha varur’. Po ta dinte gjyshja jote se i biri do firmoste varjen në litar të poetit që i këndoi lirisë e të drejtave të njeriut, do t’i vinte këtë epitaf tek guri i varrit. Kur të të shihte edhe ty se ke marrë të gjitha pushtetet, do të ta recitonte edhe ty tek veshi një poezi të tillë. Lere gjyshen të prehet në paqen e zotit se ti ke marrë rrugën e djallit. Ti në çdo kod e ligj të botës kryeson një organizatë kriminale që vjedh shqiptarët, që praktikon gjenocidin ndaj tyre. Arrestoi 36 mijë shqiptarë për fatura dritash e çështje civile. Nuk arrestohet tjetri për çështje civile”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat