“Qeveri e disave, jo e të gjithëve”, Erisa Xhixho për hartën e re gjyqësore: Krijon kaos në funksionimin e drejtësisë

Shqipëria

“Qeveri e disave, jo e të gjithëve”, Erisa Xhixho për hartën e re gjyqësore: Krijon kaos në funksionimin e drejtësisë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me hartën e re gjyqësore që hyri në fuqi ditën e djeshme.

Në një postim në Facebook, Xhixho u shpreh se harta e re krijon vështirësi dhe kosto të shtuara për qytetarët, duke sjellë si pasojë edhe krijimin e një gjendje kaosi në funksionimin efektiv të organeve të drejtësisë.

Sipas saj, mbyllja e nëntë gjykatave dhe prokurorive do të detyrojë me mijëra qytetarë të udhëtojnë me orë të tëra, për të marrë drejtësi.

Postimi i plotë:

Harta e re gjyqësore, e cila ka hyrë dje në fuqi, shkrin 9 gjykata dhe prokurori të rretheve, duke krijuar vështirësi dhe kosto të shtuara për qytetarët dhe kaos në funksionimin efektiv të organeve të drejtësisë, ku janë grumbulluar mijëra dosje.

E kemi kundërshtuar me forcë miratimin e hartës gjyqësore, duke qenë të bindur se do të kufizojë aksesin në drejtësi dhe do të cenojë rëndë të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt, të shpejtë dhe të drejtë ligjor.

Mbyllja e nëntë gjykatave dhe prokurorive do të detyrojë me mijëra qytetarë të udhëtojnë me orë të tëra, duke shtuar shumëfish koston e drejtësisë, për të cilën do të duhet të presin akoma më gjatë.

Pavarësisht se bie në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit Europian dhe është kundërshtuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, maxhoranca e kartonëve e bëri realitet duke e kthyer në makthin e qytetarëve që mbajnë shpresë te institucionet e drejtësisë.

Kjo qeveri po e bën drejtësinë të përballueshme vetëm për disa, sepse që në krye të herës ka qenë qeveria e disave, jo e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat