Familjarët e Ardian Nikulajt i falin gjakun të afërmeve të Edmond Haxhisë dhe i nxjerrin nga ngujimi

Shqipëria

Familjarët e Ardian Nikulajt i falin gjakun të afërmeve të Edmond Haxhisë dhe i nxjerrin nga ngujimi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Familjarët e Ardian Nikulajt i kanë falur gjakun të afërmeve të Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është organizatori, financuesi dhe porositësi i vrasjes së biznesmenit.

Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se familja e Edmond Haxhisë ka dërguar një përfaqësi të tyre tek familja e viktimës.

Ata mësohet se i kanë thënë familjarëve të 50-vjeçarit se nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ishin në dijeni të planit të Edmond Haxhisë.

Familja Nikulajt raportohet se ka pranuar përfaqësinë dhe janë shprehur se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre. Ata janë shprehur se i vetmi që do duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore është Edmond Haxhia.

Familja Nikulaj u ka kërkuar që të mos qëndrojnë të ngujuar dhe të vijojnë jetën e tyre normalisht.

Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë nën akuzë 6 persona.

Edmond Haxhia dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit, shtetasi portugez ishte autori i krimit, ndërsa 4 shtetas britanikë akuzohen se kanë pasur rolin e informatorëve mbi lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Katër prej tyre janë vënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.

Vijojnë të jenë ende në arrati shtetasi portugez i dyshuar për vrasjen dhe 1 prej shtetasve britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat