“Jemi në luftë për mbijetesën e kombit”/ Deklarata e fortë e Balliut

Shqipëria

“Jemi në luftë për mbijetesën e kombit”/ Deklarata e fortë e Balliut

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:05
Shefi i organizimit për PD, Klevis Balliu

Shefi i organizimit për PD, Klevis Balliu në një intervistë për Panorama TV tha se opozita sot është në një luftë patriotike me ‘Rilindjen’ për mbijetesën e kombit, pasi këta të fundit kërkojnë të shpopullojnë vendin.

Balliu tha se qeveria kërkon të prishë të gjithë shtëpitë private për të ndërtuar pallate pa pritur vendim gjykate, ashtu siç ndodhi me Prestige Resort.

Pjesë nga intervista:

Rakip Suli ka marrë pak vota, vetëm 3 përqindje. Është i mbaruar. Kamza është blu dhe do të mbetet blu, Arjan Hoxha do të dijë të shpërbleje mundin e të gjithë qytetarëve që i hapin dyert atij. Të gjithë ata që janë duke e ndihmuar atë. Sot jemi në një luftë patriotike me Ramën, jemi për mbijetesën e shtetit tonë. Këta kanë një mision, të largojnë qytetarët për të lënë vetëm patronazhistët. Duan të shkatërrojnë në Kamzë të gjitha shtëpitë private për të ndërtuar pallate. Kujtojnë se me mashtrime do të vjedhin bashkinë e Kamzës.

Në lidhje me rritjen e pagave dhe bonusin e pensionistëve çfarë mendoni?

Patjetër që janë në shkelje të ligjit. Ka 10 vite që i thotë Dibrës që vitin tjetër do vijë nga ‘Rruga e Arbërit’ dhe nuk është aty. Shëndetësia jonë nuk është falas dhe ilaçet vijnë nga Beogradi. Rama është me vetëm një mision, ajo e interesit të parave të tij. Ai do që të largojë shqiptarët nga Shqipëria.

A është i besueshëm Rama për pagat?

Askush nuk e beson Ramën. Edhe kandidatët e tij po qeshin, madje sapo të mbyllen zgjedhjet do të rriten taksat me 40 për qind. Pa marrë parasysh që edhe ‘Prestige Resort’ do shkojë në gjykatë dhe do të fitojë pasi është prishur pa asnjë vendim gjykate. Këto fatura u bien në kurriz shqiptarëve. Prandaj do rrisë taksat me 40 për qind. Taksat sot nuk kthehen në shërbime. Pse duhen paguar këto para.

Dy pikat për PS janë mbjellia e pemëve dhe rritja e pagave për administratën? Pse nuk realizohet?

Po pse nuk i rriti pagat 10 vite. Kemi pagat më të ulëta në rajon. Këtu ka qenë, pse nuk e ka bërë. Për pemët, këta shquhen për mbjellie droge dhe jo peme. Me kokainën kanë lidhje dhe me heroinën. Drejtorët e administratës së tyre dalin në lidhje me trafikun e drogës. Dhe antimafia italine del me fakte. Këta që janë në administratë janë aksionerë në vjedhjen e qeverisë. Këta kanë të gjitha aksionet e tyre.

Po për deputetët a duhet rritur paga?

Pagat e tyre le të rriten por më parë të rriten pagat e qytetarëve me 300 euro. Kush mund ta blejë një shtëpi më 3000 euro metri katror. Po çmimin e qumështit e keni parë sa është, apo mishi dhe djathi. Të gjitha pagat duhet të ishin rritur. Ndërsa Rama i ka deklarata boshe dhe elektorale. Kujt do t’ia rrisim rrogën, Qefalias që merr 10 mijë euro nga tenderi i Kamzës apo Ballukut që merr tendera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat