Ranë në greminë gjatë eksplorimit në Valbonë, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve

Shqipëria

Ranë në greminë gjatë eksplorimit në Valbonë, nxirren trupat e pajetë të dy turisteve

Më: 10 maj 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Trupat e pajetë të dy turisteve të vdekur nga humnera në kalimin Theth – Valbonë janë nxjerrë këtë mëngjes, pas 11 orëve operacion në terren, grupi i vullnetareve, shërbimi i kërkim – shpëtimit malor të Kosovës dhe policia.

Pavarësisht motit të keq dhe sugjerimit të banorëve të Thethit, katër turistët janë nisur nga Thethi për të bërë kalimin mes Bjeshkëve, pa guidën turistike. Sapo kanë kaluar Thethin, ata janë përballur me një mjegull të dendur dhe prani të dëborës. Në zonën e njohur si “Qafa e Valbonës”, që është edhe pjesa me e rrezikshme, turistët kanë ngatërruar shtegun dhe për shkak të mjegullës së madhe, tre prej tyre kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Dy prej tyre kanë humbur jetën menjëherë pas përplasjeve të forta dhe rënies se gurëve, një është plagosur ndërsa tjetri ka njoftuar policinë. Këta të fundit kanë mbërritur të paret në vendin e ngjarjes, por për shkak të mungesës se pajisjeve dhe teknologjisë së kërkim – shpëtimit, kanë kërkuar ndihmën e vullnetarëve dhe grupit të ekspertëve të Kosovës.

Ekipi i punës dhe ka punuar vullnetarisht për nxjerrjen e turisteve.

Kastriot Qehaja, infermier pranë qendrës shëndetësore në Lekbibaj, Dardan Qehaja guidë turistike në Valbone, Fatbardh Kuqani oficer policie si dhe grupi i eksperteve të kërkim shpëtimit malor të Kosovës Fidan Abazi, Bardhosh Morina, Tahir Ibrahim, Eroll Brozhnica dhe Ilir Zhagorja kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave pas mesnatë.

Gjatë ditëve të fundit, për shkak të motit te keq, guida kishin anuluar ecjen ne shtegun Theth – Valbone por turistet kanë vendosur të përballen me rrezikun. Kjo është e disata herë, që të huajt lëvizin pa guidë në Alpet e veriut dhe gjejnë vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat