“PD do dalë nga zgjedhjet më e fortë”, Alibeaj: Jemi e vetmja alternativë e djathtë

Shqipëria

“PD do dalë nga zgjedhjet më e fortë”, Alibeaj: Jemi e vetmja alternativë e djathtë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:31
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të votojnë PD në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se PD do të dalë nga këto zgjedhje më e fortë, ndërsa shtoi se çdo votë për subjekte që nuk kanë lidhje me PD zyrtare është votë për kastën e vjetër dhe kthim në të shkuarën.

Postimi i plotë:

Në përmbyllje të fushatës së Partisë Demokratike, dua të falënderoj nga zemra të gjithë demokratët e Shqipërisë , të gjitha strukturat dhe bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim plot sfida, por që fale tyre ne ja dolëm të përcillnim vlerat tona dhe kauzat tona të përbashkëta përgjatë një muaj. Jam besimplotë se Partia Demokratike e Shqipërisë do të dalë pas këtyre zgjedhjeve më e fortë se më parë. Ne duhet të rikthehemi te vlerat për të cilat kjo krijuar. Vetëm kështu do të ndërtojmë një të djathtë moderne dhe perëndimore e cila do të jetë padyshim alterantiva qeverisëse e Shqipërisë nesër. Prandaj gjej rastin ti bëjë thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që të dielën ne 14 maj të dalin masivisht për të votuar numrin 9 , Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe kandidatët tanë për kryetar bashkie. Partia Demokratike është e vetmja alternativë e djathtë në këto zgjedhje. Është e vetmja forcë politike me integritet dhe moral politik. Çdo votë për subjekte politike që s’kanë asnjë lidhje më të është kthim pas, është votë për kastën e vjetër politike shqiptare. Le të shohim vetëm nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara. Partia Demokratike është shtëpia e të gjithë demokratëve dhe të djathtëve shqiptarë.
Faleminderit nga zemra !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat