Bardh Spahia voton: Do i rikthejmë Shkodrës shkëlqimin, larg krimit e korrupsionit!

Shqipëria

Bardh Spahia voton: Do i rikthejmë Shkodrës shkëlqimin, larg krimit e korrupsionit!

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:04
Bardh Spahia

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka votuar në qendrën e votimit.

Spahia, i cili rikandidon për postin, i ka bërë thirrje qytetarëve të vërshojnë për në qendrat e votimit.

Ai u shpreh se kjo është një ditë ku qytetarët me votën e tyre do i rikthejnë shkëlqimin Shkodrës, larg krimit e korrupsionit.

“I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetareve të vërshojnë drejt qendrave të votimit. Është një ditë ku qytetarët tanë nëpërmjet votës së tyre ti rikthejnë shkëlqimit Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit e korrupsionit. Të ushtrojmë të drejtën tonë nëpërmjet votës. I bëj thirrje strukturave që kanë për detyrën të garantojnë qetësinë dhe lirinë e votimit për qytetarët.

Qytetarët do flasin me votën e tyre tek kutia e votimit. Kemi pasur një vonesë për fillimin e votimeve, por shpresoj të rikuperohet”, tha Spahia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat