Shpallen fitues kandidatët e PS-së në Mat dhe Klos

Shqipëria

Shpallen fitues kandidatët e PS-së në Mat dhe Klos

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ Nr.16 në Mat, ku fitues është kandidati i PS-së Agron Malaj me 8753 vota dhe ndiqet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 4216.

Gjithashtu ka përfunduar numërimi i votave në 27 kutitë e votimit në KZAZ Nr.17  në Klos, ku fituese është shpallur kandidatja e PS-së Valbona Kola me 4489 vota, ndërsa kandidati i koalicionit BF me 3498 vota. Diferenca totale është 991 vota.

Në KZAZ Nr.18 në Bulqizë gjithashtu ka përfunduar numërimi i 49 kutive të votimit, ku fituese është Festime Mjeshtri e PS-së me 8364 dhe më pas Defrim Fiku i BF me 5514 vota.

Vazhdon numërimi i votave në Dibër, ku kryeson Rahim Spahiu i PS-së me 11839, më pas vjen Ismail Uka kandidadi i BF me 4440 vota dhe Naim Gazidede i PD-së 961 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat