“Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare”, Klosi për rezultatin e 14 majit: Në Himarë dolëm më mirë se 2 vite më parë

Shqipëria

“Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare”, Klosi për rezultatin e 14 majit: Në Himarë dolëm më mirë se 2 vite më parë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:42
Blendi Klosi

Deputeti i PS-së i deleguar në qarkun e Vlorës Blendi Klosi ka dalë sot para mediave me kandidatët e këtij qarku për fjalimin e fitores.

Klosi tha se rezultatet kanë qenë më të mira se pritshmëritë duke theksuar se në Vlorë PS do të marrë gjithmonë fitore sptektakolare.

“Më mirë se sa pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën më mirë. Kjo na bën t’iu bëjmë atyre falënderime nga zemra për gjithçka që bënë.

Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare.

Kandidati i Himarës megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se dy vite më parë. Përsëri aty socialistët na mbështetën, sollën 400 vota më shumë se 2 vite më parë”, deklaroi Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat