Vrasja për sherrin në “Tik Tok”/ Gramsh, mbahet zi në shkollën e adoleshentit që humbi jetën

Shqipëria

Vrasja për sherrin në “Tik Tok”/ Gramsh, mbahet zi në shkollën e adoleshentit që humbi jetën

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Në bankën që qëndronte i ulur Fatjoni teksa zhvillohej mësimi çdo ditë në Gramsh, sot është boshatisje, pasi një zënkë “Tik Toku” mes adoleshentësh i mori jetën 15-vjeçarit

Në atë bankë sot ka qirinj, lot e lule. Grindja në rrjetet sociale përfundoi në tragjedi.

Kurrë më parë një shkollë nuk është dukur kaq e shëmtuar. Fëmijë të veshur me të zeza, klasa të boshatisura e mësues të shokuar e të përlotur, të gjithë ndihen përgjegjës sot për këtë tragjedi.

Djalë i vetëm me dy motra, 15-vjeçari paradite shkonte në shkollë ndërsa pasdite punonte për të ndihmuar familjen. Në një zënkë mes kushëririt të tij dhe disa adoleshentëve të tjerë, 15-vjeçari bëri atë që nuk e bëri asnjë i rritur, ndërhyri të shuante sherrin, por si për ironi të fatit, mbeti i vrarë.

Ndaj katër adoleshentëve përgjegjës në fshatin Cërrunjë, është marrë masa e arrestit. Në cilësinë e provës materiale atyre iu gjetën 3 thika, dy doreza hekuri dhe 5 celularë.

Familjet kanë kërkuar ndërmjetës për të shkuar në shtëpinë e të ndjerit por ngjarjen e rëndë nuk ka pranuar ta ndërmjetësojë askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat