Fundjava e parë e verës/ Në Velipojë moti nuk pengon plazhin

Shqipëria

Fundjava e parë e verës/ Në Velipojë moti nuk pengon plazhin

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Në Velipojë, sezoni turistik ka nisur. Ndonëse kushtet atmosferike shpesh herë janë të papërshtatshme, pushuesit janë të shumtë.

Kryesisht nga Kosova por edhe turistë të huaj.

“Unë vij nga Rumania dhe është hera e parë në Velipojë. Po më pëlqen shumë. Uji, plazhi, gjithçka është e mirë. Do të qëndroj për 10 ditë këtu”, deklaroi turisti nga Rumania.

“Unë sapo erdha në Velipojë dhe jam shumë e lumtur që do të shijoj detin dhe të kaloj fundjavën këtu. Për momentin jetoj në Prishtinë dhe erdha të vizitoj Velipojën. Më duket shumë e bukur ashtu si e gjithë Shqipëria. Këtu është gjithçka interesante“, u shpreh turistja italiane.

Për operatorët turistik, ky sezon do të këtë edhe më shumë turistë se sa vitin e kaluar. Ndërsa më besniket, vazhdojnë të jenë pushuesit nga Kosova.

Velipoja, kulmin e sezonit turistik e arrin në muajin Gusht kur pret deri në 100 mijë turistë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat