Nesër dhe pasnesër do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh, zbulohet arsyeja

Shqipëria

Nesër dhe pasnesër do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh, zbulohet arsyeja

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se nesër (12 qershor) dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet në “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.

Stërvitja përfshin25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.

“Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil postuar në rrjete sociale.

Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe Gjermania do të shërbejë si vend pritës dhe qendër logjistike.

Nga data 12 deri më 23 qershor, 250 avionë do të vendosen në gjashtë baza ushtarake, ku do të marrin pjesë 25 vende. Vetëm SHBA  dërgon 100 avionë përtej Atlantikut. Në ajër, pjesëmarrësit do të stërviten në situata krize në tre zona fluturimi: mbi Gjermaninë veriore në Detin e Veriut, në lindje dhe në një brez të vogël të Gjermanisë jugore. Këto zona do të mbyllen në mënyrë alternative për avionët civilë çdo ditë për disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat