Sali Berisha: Emri i Berluskonit do mbetet i gdhendur në muret e kohës

Shqipëria

Sali Berisha: Emri i Berluskonit do mbetet i gdhendur në muret e kohës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:19
Sali Berisha dhe Berluskoni

“Silvio Berluskoni nuk është më me ne, por emri dhe veprat e tij do të mbeten të gdhendura në muret e kohës përgjithmonë”.

Ish-presidenti i republikës dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i beson ADNKronos kujtimet e tij për ish-kryeministrin dhe kreun e ‘Forza Italia’, që ndërroi jetë të hënën. “Berluskoni lë një zbrazëti të madhe në zemrat e italianëve dhe miqve të tij në mbarë botën”, vëren Berisha.

“Silvio Berluskoni ishte një politikan me rëndësi globale, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm në politikë, sport, media dhe biznes si askush tjetër dhe gjithmonë demonstroi një komunikim njerëzor magjepsës, të thjeshtë dhe bindës që fitoi zemrat dhe mendjet e italianëve më shumë se kushdo tjetër në 30 vitet e fundit”.

Ai ka mundur të transformojë “qendrën e djathtë italiane në një forcë politike dominuese në Itali dhe në Europë, duke e udhëhequr me sukses, vizion dhe besnikëri, drejt disa fitoreve të koalicioneve që ka udhëhequr ai në Itali”.

“Në tri dekadat e fundit, nga vitet 1990 deri më sot, Berluskoni ka dominuar skenën politike të vendit të tij të madh, duke i sjellë Italisë zhvillim intensiv, prosperitet dhe stabilitet”.

Berisha kujton se ka “pasur privilegjin të takojë shumë herë këtë kalorës të pavdekshëm në Itali, në Shqipëri dhe në Europë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat