Dokumenti/ Kush është gruaja në video me Gjicin, me biznes me adresë fiktive

Shqipëria

Dokumenti/ Kush është gruaja në video me Gjicin, me biznes me adresë fiktive

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:34
Safet Gjici dhe gruaja

Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët.

Më tej ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.

“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit. Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK.  Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne. Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”- tha Vatnikaj.

Ndërkohë moderatorja e “Review”, Jonida Shehu tha se profili i vajzës duhet parë i plotë e për këtë arsye lexoi dokumentin e siguruar nga QKB, ku jepej edhe një adresë për biznesin e vajzës të njohur me Alma K., por pas verifikimeve të bëra, në adresën e shënuar në dokument nuk ekziston asnjë biznes, pra është një adresë fiktive.

“Profili i saj është për t’u parë i plotë, në ekstratin e QKB-së thuhet se adresa e biznesit të saj është Tiranë, Farkë njësia administrative rruga Haxhi Dushku numër 7. Në fakt në këtë adresë ky biznes, në kemi shkuar dhe e kemi verifikuar, por nuk ka pasur asnjë biznes në këtë adresë, pra mesa duket është fiktive. Ajo është themeluar në 2021, objekti i aktivitetit është shërbime konsulence për biznese të treta”,-thuhej në dokumentin e cituar nga moderatorja Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat