Vrasja e Ardian Nikulajt, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës në burgjet e Shqipërisë

Shqipëria

Vrasja e Ardian Nikulajt, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës në burgjet e Shqipërisë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Media britanike ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një tjetër artikull vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Në artikullin e Daily Mail shkruhet se tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë të përballen me kalimin e pjesës tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e grupit për vrasjen e Nikulajt.

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill, krim që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë në ngjarje.

Shqiptari me nënshtetësi britanike, Edmond Haxhia, i kërkoi Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një ngjarje të vjetër që kishte me Nikulajn, pretendojnë prokurorët.

Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Ëestminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhias dhe Nikulajt ishin përfshirë në një ‘gjakmarrje’ të dhunshme që nisi nga përplasjet në një pikë karburanti.

Më 25 qershor 1997, në qytetin shqiptar të Lezhës, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt. Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin besohet se e kishte organizuar Nikulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat