Vonesa nga punëdhënësi, a penalizohet pronari i fasonerisë në Fier? Avokati zbulon ndëshkimet ligjore

Shqipëria

Vonesa nga punëdhënësi, a penalizohet pronari i fasonerisë në Fier? Avokati zbulon ndëshkimet ligjore

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:06
Fier

Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.

Ndërkohë avokati Ylli Kamberi në një intervistë për emisionin “Good Morning  Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse punëdhënësi nuk i jep rrogën punonjësit ligji parashikon 10% penalitet të pagë.

Pra ai do të paguaj  dhe pagën e punonjësit dhe  për vonesën e saj.

“Ligji parashikon 10% të pagës penalitet për punëdhënësit  nëse ai nuk paguan punonjësit. Për çdo muaj vonesë punonjësit kërkojnë shpërblimin e dëmit. Pra paga plus shpërblimin e dëmit”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat