Klasa e nëntë në provim, nxënësit testohen në gjuhën shqipe

Shqipëria

Klasa e nëntë në provim, nxënësit testohen në gjuhën shqipe

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Rreth 30 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë nisur provimet për mbylljen e arsimit bazë të detyruar. Ata u testuan sot në lëndën e gjuhës shqipe, për rreth 2 orë e 30 minuta, ndërsa nesër nxënësit e klasave të 9-ta që i përkasin pakicave kombëtare, do të zhvillojnë provimin e gjuhës amtare. Në përfundim, komentet ishin të shkurtra ndërsa vështirësia e tezës u konsiderua mesatare dhe brenda programit.

“Shumë mirë shkoi, testi ishte mesatar, nuk kishte ndonjë vështriësi të madhe.”

“Sicc e prisnim, shumë mirë dolëm.”

“I lehtë ishte, mirë shkoi.”

Pas kamerave, prindër dhe mësues u shprehën se ky brez nxënësish ka mbartur boshllëqe në mësimnxënie për shkak të pandemisë, ndërsa kërkuan mirëkuptim në korrigjimin  tezës. Këtë të premte do të zhvillohet provimi i lirimit në lëndën e matematikës ndërsa të hënën e 26 qershorit,  ai në gjuhën e huaj të parë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose italisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat