Bardhi propozoi Pampurin për kryetare të ‘Shëndetësisë’, deputetët kundër, mbështesin kandidaturën e Zheni Gjergjit

Shqipëria

Bardhi propozoi Pampurin për kryetare të ‘Shëndetësisë’, deputetët kundër, mbështesin kandidaturën e Zheni Gjergjit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:16
Zheni Gjergji

Grupi Parlamentar i PD-së zyrtare propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD-së, që kryesohet nga Gazement Bardhi, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitë.

Gazetari Osman Stafa, raportoi për BalkanWeb, duke iu referuar burimeve, se kreu i Grupit, Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë. Propozimi zyrtar i Grupit të PD pritet të votohet sot në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat