Eva Buzo dërgohet në reaminacionin e Vlorës, mjeku tregon si është gjendja shëndetësore e avokates

Shqipëria

Eva Buzo dërgohet në reaminacionin e Vlorës, mjeku tregon si është gjendja shëndetësore e avokates

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:50
Eva Buzo

Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo ka mbërritur në spitalin e Vlorës. 35-vjeçarja është dërguar në reaminacion, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ajo shfaqi probleme në det nga një pickim dhe kripa e tepërt. Si pasojë, u detyrua ta ndërpresë garën.

Mjeku Edmond Breshani, njëherazi dhe shef i Reminacionit në spitalin e Vlorës ka treguar si paraqitet aktualisht gjendja e Buzos, duke theksuar se ndihet e lodhur.

“Notarja sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka dal nga deti. Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur dhe me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme. 

Erdhi me dridhje nga ftohti dhe lodhja, edhe nga metabolizmi. Duhet rreth 4 orë që të shohim se si do vazhdojë. Në momentet e para ishte në gjendje lodhje, nuk është se kishte ndonjë problem të madh. Tentoi dhe të flasë, por nuk donim ta lodhnim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat