Fushata e mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, policia: Janë marrë 25 kallëzime! Kemi parandaluar dëme monetare tek qytetarët

Shqipëria

Fushata e mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, policia: Janë marrë 25 kallëzime! Kemi parandaluar dëme monetare tek qytetarët

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Policia vazhdon ti bëjë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në lidhje me një fushatë mashtrimi përmes sistemit kompjuterik.

Sipas policisë, deri tani janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime. Nderkohe vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i policise

Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datat 22.06.2023 dhe 23.06.2023

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, më datë 23.06.2023 është konstatuar se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Deri më tani, janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

🔴Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat