Agron Duka: Të mos fitojnë më padrejtësisht!

Shqipëria

Agron Duka: Të mos fitojnë më padrejtësisht!

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:05
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth kërkesës që kanë për reformimin e sistemit zgjedhor.

Partitë e vogla janë mbledhur këtë të enjte në një tryezë për reformën zgjedhore ku kanë paraqitur një dokument me 12 propozime,  nga të cilat sipas Dukës, mbase nuk pranohen të gjitha, por ama të gjithë janë dakord për listat e hapura dhe për votimin e emigrantëve.

“Ky mund të fitojë prapë, por jo të fitojë në mënyrë të padrejtë që të ketë një pushtet që shtyp çdo lloj ideje dhe mendimi që është kundër këtyre.

Kjo po ndodh tani. Ne kemi shkruar 12 pika, këto mbase nuk realizohen të gjithë, por për listat e hapura apo për votimin e emigrantëve janë të gjithë dakord. Atëherë kush po na pengon”, tha Agron Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat