Bumçi: Rama përbindësh politik, t’i dalim zot që ta bëjmë këtë vend normal

Shqipëria

Bumçi: Rama përbindësh politik, t’i dalim zot që ta bëjmë këtë vend normal

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:41
Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” ku tha se arrestimi i Fredi Belerit, nuk është një konflikt Tiranë-Athinë.

Sipas tij ky është një konflikt i cili ka nisur pasi kryeministri Rama futi në burg një kandidat dy ditë para zgjedhjeve. Ai e quajti Ramën përbindësh politik dhe tha se vendit i duhet dalë zot që të kthehet në një vend normal.

“Nuk është konflikt Tiranë-Athinë, ky konflikt ka lindur për shkak se Rama ka futur në burg një kandidat e kjo s’ka ndodhur në 32 vite. Ne kemi një diktator që është kthyer në përbindësh politik dhe ne duhet ta zgjidhim.

Nëse duam të jetojmë në këtë vend, duhet t’i dalim zot që ky vend të kthehet në një vend normal. Asgjë  nuk është e shkruar në gurë e nuk ndryshon”,-tha Aldo Bumçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat