Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Shqipëria

Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 08:58
Eva Buzo

Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi se si është gjendja e saj shëndetësore.

“Ndihem shumë mirë, kam ende disa shenja në krahët e mi, por gëzoj shëndet të plotë”, tha Buzo.

E pyetur nëse i vjen keq që sfida nuk mbaroi ashtu siç e kishte menduar, Eva u shpreh:

“Nuk ndihem keq, do doja ta kisha përfunduar. Por kur vendos që të bësh diçka të kësaj madhësie, do marrësh parasysh se edhe mund të dështosh. Nuk ishte e mundur arritja e këtij qëllimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat