U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë papritur 20-vjeçari në Korçë

Shqipëria

U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë papritur 20-vjeçari në Korçë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Sillet me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërron jetë një 20 vjeçar. Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht, dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit.

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti behet autopsia, për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat