Zgjedhjet e 14 majit/ Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë, Maliqi: Para tyre ishim me 100 vota plus fitues

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë, Maliqi: Para tyre ishim me 100 vota plus fitues

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 10:02
Ergys Gjençaj

Kolegji Zgjedhor nis sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për 18 kuti të votave për kryetar të bashkisë Kuçovë.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës Lefter Maliqi.

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në Bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

Në një lidhje direkte me News24, Maliqi deklaroi se para këtyre 18 kutive ai ishte 100 vota para fitues, ndërkohë që kanë qenë të pambuluara nga kamerat e sigurisë dhe dyshohet se është ndërhyrë në këto kuti.

“Sot është seanca e pestë në Kolegjin Zgjedhor i cili vendosi në seancën e kaluar për hapjen e 18 kutive të pambuluara nga kamerat e sigurisë.

Para këtyre 18 kutive kishim qenë me 100 vota para fitues. Ne dyshojmë që kanë ndërhyrë në këto kuti.

Kërkesa jonë është që pas këtyre 18 kutive do kërkojmë dhe hapjen e 47 kutive të tjera dhe pavlefshmërinë totale për shkak se janë gjetur shumë shkelje.

Këtu nuk bëhet fjalë për dëlir, por për gjurmë, prova reale”, deklaroi Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat