Kërcënoi me sëpatë bashkëshorten e vëllait për motive pronësie, nën hetim 55-vjeçari

Shqipëria

Kërcënoi me sëpatë bashkëshorten e vëllait për motive pronësie, nën hetim 55-vjeçari

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një 55 vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë pasi kërcënoi me sëpatë bashkëshorten e vëllait të tij për motive pronësie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin T. B.”, sipas njoftimit të policisë.

Banues në Korçë, ai gjithashtu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me sëpatë, edhe një tjetër person që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sëpata.

Gjithashtu:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 50-vjeçarin R. Ç., banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe 34-vjeçarin E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 34-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat