E dekonspiruan? Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, dyshimet pse u ekzekutuan babë e bir

Shqipëria

E dekonspiruan? Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, dyshimet pse u ekzekutuan babë e bir

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Gjokë dhe Eduart Gurra, babë e bir, u vranë dy ditë më parë me armë zjarri në fshatin Sumë, në Dukagjin të Shkodrës, nga persona ende të paidentifikuar.

Një nga pistat ku po heton policia është denoncimi i parcelave më kanabis nga Gjokë Gurra i cili ka qenë kryeplak i fshatit.

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse dikush denoncon mbjelljen e kanabisit duhet të merret në mbrojtje.

Hajdarmataj u shpreh se praktika e policisë, që në rastet e konstatimit të parcelave me kanabis shoqëron kryeplakun, është e padrejtë. Sipas tij, përgjegjësia e parë në këtë rast është e policisë së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat