“Humanizmi ynë i përbashkët vlen më shumë”, Bill Clinton: Kur studioja botën komuniste, Shqipëria paraqitej si një mister në hartë

Shqipëria

“Humanizmi ynë i përbashkët vlen më shumë”, Bill Clinton: Kur studioja botën komuniste, Shqipëria paraqitej si një mister në hartë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 20:05
Bill Clinton

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton në fjalën e tij të mbajtur në Kryeministri, ndau momente nga lufta serbe në Kosovë.

Gjithashtu Clinton kujtoi edhe periudhën komuniste në Shqipëri dhe izolimin e vendit.

Edhe dhëndri im është këtu me mua sot, bashkëshorti i vajzës time. Dhe na nxori tre nipërit në telefon dhe më kujtoi se cili është qëllimi i gjithë kësaj. Kur dëgjoj se duan të na përçajnë, kur e pashë të ndodhte në Kosovë dhe Bosnje gjithë ato vite më parë, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time.  Për fëmijë që iu mohohej e drejta të shkonin në shkollë me mua për shkak të racës së tyre. Kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemër të vet, por është bërë për të fituar pushtet, dominim. Për të gjithë ju në Shqipëri sot, për ata prej jush që shërbejnë në qeveri dhe ata që ju shërbehet , për rininë e jashtëzakonshme, për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej të cilëve mbajnë emrin tim, ju kërkoj të mos shkurajoheni përballë asaj që po ndodh sepse këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls që është më i vjetër se shtetet kombe dhe më i lashte se edhe besimet tona fetare. Në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë diçka e keqe do të ndodhë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. E kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë dhe thënë sot.

Mësimi kryesor i jetës time nuk janë ato që mësova në universitet, apo sallonet e qeverisë, i kam mësuar kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit të jetonin jetën e tyre dhe jam ndjerë se fjala dhe nderi kishte një vlerë konstante për gjithkënd. ne duhet të pranojmë fort dhe qartë se dallimet tona kanë rëndësi dhe se askush nuk ka të drejtë gjatë gjithë kohës. Duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri-tjetrin. E vetmja mënyrë që të lejojmë zërin e tyre është nëse e themi fort se humanizmi ynë i përbashkët vlen më shumë. Më shumë se 30 vitet e fundit të Shqipërisë, kam parë dhe jam i mrekulluar. Kur isha i ri në fakultete dhe studioja botën komuniste dhe në hartë paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat