Në Vilë- Bashtovë, aty ku flamujt sinjalizues konfuzojnë pushuesit

Shqipëria

Në Vilë- Bashtovë, aty ku flamujt sinjalizues konfuzojnë pushuesit

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një flamur jeshil dhe një tjetër i verdhë, është kjo pamja një ditë pas tragjedisë në plazhin Vilë-Bashtovë, aty ku u mbytën babai bashkë me 2 djemtë e tij të mitur.

Flamuri i verdhë tregon se plazhi ka kufij të caktuar, në të cilët rojet e shpëtimit janë në detyrë. Rojet e shpëtimit kanë të drejtë t’ju ndalojnë të notoni jashtë kufijve. Nëse notoni jashtë një zone të caktuar, rojet e shpëtimit nuk ka gjasa të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë.

Nga ana tjetër, Flamuri jeshil tregon që deti është i qetë dhe dy flamujtë afër konfuzojnë pushuesit, të cilët këtë të hënë kanë qenë të paktë në numër.

Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e tij 15 dhe 13 vjeç u rrëmbyen nga rrymat detare pranë grykëderdhjes së Shkumbinit. Ishin pushuesit ata që dhanë ndihmën e parë, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulanca shkoi me vonesë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat