Konflikti në Borizanë/ 43 vjeçari nga fisi Maja denoncon në polici: Më kërcënuan në Facebook

Shqipëria

Konflikti në Borizanë/ 43 vjeçari nga fisi Maja denoncon në polici: Më kërcënuan në Facebook

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Lulzim Maja, i afërm i Bilbil dhe Jashar Majës, të cilët u dhunuan barbarisht në Borizanë nga disa anëtarë të fisit Rraja ka bërë kallëzim në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një llogari e panjohur në Facebook.

Pas kallëzimit të bërë në polici, kanë nisur menjëherë hetimet për për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” për veprime të mëtejshme procedurale.

“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat