Abstenoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, reagon Duka

Shqipëria

Abstenoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, reagon Duka

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:46
Deputeti Agron Duka

Deputeti Agron Duka ka reaguar për Euroneës Albania, pas  abstenimit që bëri në Kuvend për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-minisstrit Arben Ahmetaj.

Ai thotë se ka abstenuar se është ende i paqartë në lidhje me procedurat ndërsa shtoi se abstenimi nuk është kundër.

Mes tjerash ai shtoi se kushdo që ka përvetësuar para publike duhet të dënohet.

“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohet për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politik por teknikë, gjë që është e pamundur.

Nga ana  tjetër nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim. Së fundmi abstenimi nuk është kundra”- tha ai.

Euroneës Albania kontaktoi edhe dy deputetët e tjetër që abstenuan, Vangjel Dulen dhe Fatmir Mediu, por deri ne këto momente nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat