​Rama promovon bregdetin e Velipojës

Shqipëria

​Rama promovon bregdetin e Velipojës

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:13
Velipojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar fotografi nga bregdeti i Velipojës, për të cilin ka shkruar se renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave dhe me mundësinë për të kaluar pushimet pranë rërës së imët e tejet kurative.

Përndryshe, plazhi i Velipojës është një plazh i cili ndodhet në bregdetin e fushës me të njëjtin emër, në anën e majtë të grykës së lumit të Bunës, 22 km në jugperëndim të qytetit të Shkodrës, në Shqipëri.

Plazhi ka një gjatësi prej rreth 4 km, (nga grykëderdhja e Bunës deri në Lagunën e Vilunit), me një gjerësi mesatare prej rreth 200 metrash, sipërfaqja e përgjithshme e plazhit sillet rreth 80 ha, me një kapacitet prej 130 mijë pushues.

Deti është i cekët dhe thellësia rritet gradualisht.

Plazhi është i rrethuar nga një pyll pishash, drunj fletorë dhe shkurre përherë të gjelbra. Plazhi i Velipojës ka një infrastrukturë relativisht të zhvilluar. Klima në zonë është e butë. Temperatura mesatare vjetore sillet rreth 16 ° C.

Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 29 ° C, dhe më i ftohti është janari, me 4 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1 792 milimetra. Muaji me më së shumti të reshura atmosferike është shkurti, me një mesatare prej 220 mm reshjesh, dhe më i thati është gushti, me 41 mm reshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat