Dy pushues nga Kosova në rrezik të mbyten në Shëngjin, një 30-vjeçare në gjendje të rëndë

Shqipëria

Dy pushues nga Kosova në rrezik të mbyten në Shëngjin, një 30-vjeçare në gjendje të rëndë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

2 pushues nga Kosova, kanë rrezikuar jetën mesditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit.

Raportohet se një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçare nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten.

Kanë qenë pushuesit ata që i kanë nxjerr në breg, ku janë marrë menjëherë nga ambulanca dhe transportuar në gjendje të rëndë për jetën.

40-vjeçari e ka gjendjen më të stabilizuar, ndërsa e reja është në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë për jetën, pasi kishte pirë shumë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat