Flet babai i gruas së vrarë: Më kërkoi ndihmë 3 ditë më parë pasi i kishin hyrë në banesë, dyshonte se ishte Gjergji

Shqipëria

Flet babai i gruas së vrarë: Më kërkoi ndihmë 3 ditë më parë pasi i kishin hyrë në banesë, dyshonte se ishte Gjergji

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 07:17
Babai i Luiza Mullallit, Havzi Ferati

Babai i Luiza Mullallit, Havzi Ferati ka dhënë deklaratë për mediat për vrasjen e vajzës së tij 46-vjeçare nga bashkëshorti i saj. Ferati thotë se fillimisht ishte nipi ai që e ka kontaktuar sepse e ëma nuk i përgjigjej në telefon.

Të dy janë nisur për të kontrolluar dhe së bashku me policinë kanë kërkuar për Luiza Mullallin. Ferati thotë se prej një viti Luiza kishte urdhër mbrojtjeje ndërsa tre ditë më parë e kishte gjetur shtëpinë të hapur.

Ai shton se Gjergj Mullalli ishte treguar i dhunshëm edhe më parë, kishte tentuar ta mbyste 46-vjeçaren ndërsa nuk është proceduar asnjëherë penalisht.

Avzi Ferati: Neve tani ishim në shtëpi kur mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar, kjo nuk ia ngrinte telefonin.

Kush, vajza?

Avzi Ferati: Vajza po. Dhe më merr mua djali në telefon dhe thotë hajde se nuk ma ngre telefonin, kushedi se çfarë ka ndodhur. Edhe u ktheva unë në shtëpi se isha me bagëtitë. Erdha në shtëpi, e mora në telefon djalin  se kishte ardhur këtu ai. Erdhi djali në shtëpi, më mori mua, erdhëm këtu, lajmëruam policinë, kërkuam vërdallë derisa e gjetën ata policët aty ku ishte.

Ku e gjetën trupin?

Avzi Ferati: E kishin hedhur që nga veranda në barërat atje, në ca barëra ishte. Na ndaluan policët neve,  nuk na lanë të hynim pastaj brenda, s’e pamë derisa e morën ata dhe kështu.

Kishte konflikte çifti?

Avzi Ferati: Kishte, ishte një vit me urdhër mbrojtje.

E dhunonte vajzën?

Avzi Ferati: Po, e dhunonte dhe mori urdhër mbrojtje, der në Nëntor kishte urdhër mbrojtje. Kishte  ardhur edhe një ditë tjetër, kur erdhi nga puna ajo e gjeti shtëpinë hapur dhe më merr mua në telefon, babi tha, ka hyrë brenda po kush ka hyrë nuk e di. I thashë unë lajmëro policinë, e kishte lajmëruar policinë. E kishte lajmëruar policinë ajo, kishin ardhur policët, çfarë kishin bërë nuk e di më, para nja tre ditësh. Nuk e kishte gjetur brenda ajo, vajza brenda por kishin hyrë njerëz brenda në dhomë.

Kishte patur shqetësime, bezdisje apo tentativa për të folur me ish-bashkëshortin?

Avzi Ferati: Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. Ajo e ndoqi që ta takonte, pse më rri mbrapa, ai kishte ikur me vrap.

Kush e kërkoi divorcin, vajza apo bashkëshorti?

Avzi Ferati: Vajza.

Po pse e kërkoi?

Avzi Ferati: Sepse e dhunonte gjithnjë ai, edhe në Greqi kur ishin e dhunonte, edhe këtu kur erdhi këtu, e dhunonte. Kishte shkuar vajza te motra, te çupa tjetër atje që punoi, kur erdhi nga Greqia ai deshi ta… e goditi, deshi ta mbyste, ndërkohë kishte shpëtuar çupa nga duart.

Është dënuar ndonjëherë ai?

Avzi Ferati: Jo, e kishte thirrur policia por nuk e kishte marrë për ta futur brenda. Nuk e ka proceduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat