A do jetë më Gazment Bardhi sekretar i PD? Karabina: Këtë do e vendosë Kryesia

Shqipëria

A do jetë më Gazment Bardhi sekretar i PD? Karabina: Këtë do e vendosë Kryesia

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 17:54
Gazment Bardhi

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mirela Karabina ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në PD, ku ditën e djeshme Lulzim  Basha u rishpall kryetar i Partisë Demokratike.

E pyetur nëse do jetë më Gazment Bardhi sekretar i Partisë Demokratike ajo tha se këtë gjë do e vendosë kryesia.

“Nuk di të them për këtë, do presim vendimin e kryesisë”,-tha ajo.

Ndërsa për 7 deputetët të cilët mbështetën Gazment Bardhin të cilët e quajtën anti-statutor procesin për zgjedhjen e kryetarit, Karabina u përgjigj:

“Është i njëjti grupim që gjatë fushatës kanë mbështetur kandidatët e Rithemelimit.

Ne pranuam të gjithë që do të ecnim në këtë rrugëtim pra do shkëputeshim nga e shkuara, do ecnim përkrahë partnerëve dhe aleatëve në papajtueshmëri me korrupsionin dhe me një parti demokratike që do e drejtonte vendin me integritet moral dhe profesional të njerëzve që do të bëjnë pjesë te ajo.

Në momentin që shkel parimet e kryesisë e mban një qëndrim tjetër, atëherë ti ke përgjegjësinë të sqarosh këtë qëndrim politik”,-tha Mirela Karabina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat